Megan Fox është në mesin e personaliteteve të listës A që janë në “qytetin që nuk fle kurrë”, për Javën e Modës në New York.
Zeshkania bukuroshe nuk ka zhgënjyer me dukjen, e veshur me kostum njëngjyrësh të markës ‘Moschino’, shkruan DailyMail.
Në ngjarjen me prezencë të yjeve të shumtë, aktorja u pa e veshur me kostum ngjyrë blu nga marka nën pronësi të Jeremy Scott.
35-vjeçarja kombinoi veshjen me një palë taka të larta ngjyrë ari, vathë të mëdhenj në formë të rrathëve, ndërsa përfundoi dukjen me një çantë të vogël dore, po ashtu ngjyrë blu.
Emra tjerë të njohur në këtë event ishin edhe: Taraji P.Henson, Thomas Doherty dhe Jasmine Sanders.
Aktorja amerikane, ndryshe është nënë e tre fëmijëve nga martesa me Brian Austin Green, me të cilin u nda vitin e kaluar, Fox aktualisht po shijon romancën me reperin Machine Gun Kelly. /Telegrafi/