Telegrafi

Megan Fox mbyll llogarinë në Instagram mes thashethemeve për ndarjen nga Machine Gun Kelly

Megan Fox mbylli llogarinë e saj në Instagram mes spekulimeve se është ndarë nga Machine Gun Kelly.

Faqja e yllit të “Jennifer’s Body” në rrjetet sociale qëndroi aktive deri të dielën pasdite, kur u fshi plotësisht.

Mbyllja e llogarisë erdhi vetëm pak orë pasi aktorja, 36-vjeçe, hoqi të gjitha imazhet e të fejuarit të saj duke nxitur thashethemet se çifti janë ndarë.

Megan Fox mbyll llogarinë në Instagram

Fox madje e hoqi nga lista e ndjekësve reperin, 32-vjeçar dhe ndiqte vetëm Eminemin, Harry Styles dhe Timothee Chalamet.

MGK, i lindur si Colson Baker, ka qenë i përfshirë në një grindje me Eminemin vite më parë.

Lexo po ashtu Megan Fox ndez thashethemet se është ndarë nga Machine Gun Kelly - fshin të gjitha fotografitë e përbashkëta në Instagram

Ylli i “Transformers” filloi të takohej me krijuesin e hitit “Bloody Valentine” në vitin 2020 pas divorcit nga Brian Austin Green.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Rokeri i propozoi artistes së famshme në janar të vitit 2022 dhe ata festuan përvjetorin e fejesës së tyre muajin e kaluar.

Megan nga ana tjetër ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, aktorin amerikan, Brian Austin Green.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Ish-çifti janë prindër të: Bodhi Ransom Green, Journey River Green dhe Noah Shannon Green. /Telegrafi/

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly