Sipas raportimeve të shumta, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, hynë në “një luftë të madhe” gjatë fundjavës së “Super Bowl”, ku madje ndezën thashethemet edhe për ndarje.
“Ata nuk e kanë anuluar zyrtarisht fejesën, por Megan hoqi unazën e saj”, tha një burim për People.
“Ata kanë pasur probleme në të kaluarën, por gjërat duken mjaft serioze këtë herë”.
Burimi shtoi se Fox, 36 vjeçe, është “shumë i mërzitur” dhe nuk do të flasë me Kelly, 32 vjeç, pas debatit të tyre.
Ndërkohë, Us Weekly raportoi se aktorja “duhej të shkonte” në performancën e rokerit në një festë të “Sports Illustrated” të shtunën, por “anuloi planet e saj dhe u largua” nga Arizona në vazhdën e grindjes së tyre.
Një burim tjetër konfirmon për Page Six se Fox nuk ishte në vend kur MGK doli në skenë. Ajo ka anashkaluar edhe tapetin e kuq të eventit.
Fox la të kuptohet për telashe me Kellyn pasi hoqi artistin edhe nga lista e ndjekësve në Instagram.
Çifti ndërkohë janë në lidhje që nga viti 2020.
I njëjti i propozoi aktores së famshme amerikane në janar të vitit që lamë pas. /Telegrafi/