Megan Fox dhe Machine Gun Kelly thuhet se janë rikthyer në planifikimin e dasmës së tyre.
Ata shpresojnë që të martohen së shpejti, sipas një raportimi të bërë të enjten nga Us Weekly.
“Ata janë sërish në rrugën e duhur”, tha një burim pranë tyre. “Ata kanë pasur shumë sukses në terapinë në çift. Ndërsa kanë filluar t’i besojnë njëri-tjetrit, ata kanë folur për t’u martuar përsëri”.
Kishte pretendime se dyshja ndaluan planet e dasmës në mënyrë që të punonin për problemet e tyre.
Aktorja 37 vjeçare dhe reperi 33 vjeçar (i lindur si Colson Baker) duket se po ia dalin më mirë se kurrë këto ditë.
Çifti i famshëm u fejuan në janar të vitit 2022.
Dyshja u takuan në xhirimet e “Midnight In The Switchgrass” dhe luajtën përkrah njëri-tjetrit në filmin e vitit 2021.
Ata shijuan një lidhje dashurie përpara se të fejoheshin në janar 2022.
Megan ishte e martuar më parë me aktorin tjetër, Brian Austin Green, që nga viti 2010 derisa divorci i tyre u finalizua në vitin 2021.
Ata kanë tre fëmijë së bashku: Noah, Bodhi dhe Journey. /Telegrafi/