Site icon Telegrafi

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shijojnë kohën në Malibu, një ditë pas ditëlindjes së reperit

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë shijuar një natë në Nobu ditën e djeshme (e enjte).

Bukuroshja brune kishte kombinuar veshjen, përmes së cilës mori vëmendjen e të gjithë audiencës, shkruan Daily Mail.

Në anën tjetër, reperi ishte veshur në mënyrë më sportive, teksa mbante dorën e aktores së njohur.

Një dalje e tillë e dyshes vjen pasi Machine festoi ditëlindjen e tij të 31-të, ndërsa mori përplot mesazhe në rrjete sociale.

Urimi më i veçantë padyshim që erdhi nga e dashura e tij, e cila kishte zgjedhur fjalët më të ëmbla për të.

Theksojmë se lidhja e çiftit është bërë edhe më serioze kohëve të fundit, pasi palët kanë takuar edhe fëmijët e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version