Telegrafi

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly parkojnë veturën luksoze në vendin për persona me aftësi të kufizuara

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë bërë çifti më i pëlqyer kohëve të fundit.

Dyshja ditën e djeshme (e shtunë) janë parë në Los Angeles, derisa po kalonin kohë së bashku, shkruan Daily Mail.

Që të dy u vërejtën në një makinë të tipit ‘Range Rover’, derisa ishin të veshur plot stil.

Foto: Daily Mail

Megan zgjodhi një pamje më natyrale, derisa kombinoi bluzën e bardhë me pantallona të zeza.

Në anën tjetër, Kelly kishte zgjedhur që të përshtatet me të dashurën, duke u kombinuar me ngjyrat.

Foto: Daily Mail

Asnjëheri prej tyre nuk kishte të vendosur maskën mbrojtëse, ani pse kishin dalë në një vend publik.

Sidoqoftë kësaj, për çiftin raportohet se janë duke bërë plane më serioze për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail