Me një vajzë të re në krah dhe albumin e suksesshëm, Machine Gun Kelly ka shumë arsye për të qenë i buzëqeshur.
Gjatë ditës së premte, çifti i njohur janë parë duke shijuar darkë romantike në Santa Monica, shkruan Daily Mail.
Ata kanë bërë gjashtë muaj së bashku, teksa lumturia dhe buzëqeshjet në fytyrat e tyre janë të pashmangshme.
Në këtë gjendje kanë qenë edhe gjatë daljes së tyre nga një restorant, ndërsa u drejtuan në makinë.
Dyshja sikurse edhe herëve të tjera, kanë qenë të veshur me plot stil, teksa u përqafonin mes vete.
Ditë më parë para kësaj ngjarje, ish-bashkëshorti i Megan, Brian ka deklaruar se janë ndarë në mënyrë paqësore.
Aktorja dhe Brian kanë kontakte të mira, për shkak të kujdesit të përbashkët për tre fëmijët e tyre. /Telegrafi/