Telegrafi

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly fotografohen të përqafuar, pasi reperi tha se u dashuruan në shikim të parë

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox (Foto: DailyMail)

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë bërë personazhet më të përfolur në faqet rozë.

Kjo për shkak të lidhjes së tyre, për të cilën reperi ka treguar se ka qenë dashuri në shikim të parë, shkruan Daily Mail.

Kështu, pasi romanca e tyre është bërë publike, shëtitjet e tyre nuk kanë të ndalur, pasi edhe gjatë ditës së djeshme (e enjte) janë parë së bashku.

Çifti janë shfaqur duke dalë nga Dream Hotel, ndërsa dora e Gun Kelly kishte qenë e pozicionuar në qafën e aktores.

Dyshja kanë qenë të veshur me plot stil, teksa tek reperi dominonte ngjyra e bardhë, ndërsa Megan kishte zgjedhur ngjyrën e zezë për paraqitjen e saj.

Machine po ashtu ka lansuar albumin e tij “Tickets To My Downfall”, për të cilën ka një arsye më shumë për të festuar.

Ai po ashtu ka deklaruar se ishte dashuruar me Fox në shikim të parë, por që nuk po i pëlqen publiciteti i tepërt që po u bëhet. /Telegrafi/