Telegrafi

Megan Fox anulon shkurorëzimin me Brian Austin Green

Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto: Jonathan Leibson/Getty Images for Ferrari North America/Guliver)

Megan Fox dhe bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, me të cilin është e martuar qe nëntë vite, nuk do të shkurorëzohen.

Aktorja dhe manekinia e bukur, e cila u martua me yllin hollivudian në vitin 2010, në javën e kaluar e ka tërhequr kërkesën për shkurorëzim në një gjykatë në Los Angeles.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Megan Fox

Çifti ka pasur një lidhje të luhatshme që nga koha kur u dashuruan gjatë xhirimeve të serialit “Hope and Faith”.

Megan Fox dhe Brian Austin Green (Foto: Jonathan Leibson/Getty Images for Ferrari North America/Guliver)

Pas zënkave të vazhdueshme, ata u ndanë në vitin 2015, mirëpo një vit më pas u pajtuan dhe u bënë prindër edhe të një djali (ata kanë edhe dy djem më të mëdhenj).

“Martesa është e vështirë. Mendoj se kërkon angazhim nga secili… Kemi tre fëmijë dhe kemi lidhje t shkëlqyer”, kishte thënë për People asokohe Green, i cili ka edhe një fëmijë tjetër nga lidhja me Vanessa Marcil. /Telegrafi/