Telegrafi

Megan e mbështet djalin në zgjedhjet e tij: Ai vesh fustane dhe do t’i veshë sa të dëshirojë

Megan Fox (Foto: Rich Polk/Getty Images for IMDb/Guliver)

Megan Fox është nënë e tre djemve me bashkëshortin Brian Austin Green, ndërsa djali i tyre i madh, Noah, ka vendosur të ndjekë modën duke veshur fustane.

Aktorja e famshme ka thënë se ky veprim i djalit të saj nuk i pengon, për më shumë, ajo i ka ofruar mbështetje të madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Megan Fox

Gjatë një interviste për The Talk, Fox ka folur për djalin e saj dhe për faktin se është dashuruar në modën.

Ajo ka thënë se kur shkon në shkollë, Noah vesh çfarë të dëshirojë dhe shpesh zgjedh të shkojë me fustan. Përkundër reagimeve të ndryshme nga bashkëmoshatarët, ai nuk heq dorë nga zgjedhjet e tij në veshje.

“Shpesh vishet vet, i pëlqejnë fustanet. e dërgojmë në një shkollë shumë liberale, por edhe atje ka raste kur e gjykojnë. Fëmijët tjerë e kritikojnë dhe i thonë se djemtë nuk veshin fustane dhe ngjyrën rozë”.

“Megjithatë, përpiqemi t’ia forcojmë vetëbesimin dhe e inkurajojmë që mund të veshë çfarë të dojë, pavarësisht reagimit të rrethit”, ka thënë Megan. /Telegrafi/