Telegrafi

“Megafon” gjigant për dëgjim më të mirë në mal

Në mënyrë që të shënohet bukuria dhe harmonia e natyrës, disa studentë të Akademisë së Arteve, kanë gjetur një mënyrë unike për të treguar turizmin malor dhe kulturën e vendit.

Ata kanë krijuar gjysmë kone nga druri, që e kanë quajtur megafon.

Këto struktura i ndihmojnë pushuesve, të dëgjojnë natyrën e pasur me zhurmë, si dhe bukurinë e qetësisë që ka vendi.

Qëndrimi në këtë megafon, ndihmon të dëgjohen shumë më mirë, prej cicërimës së zogjve, deri tek rëniet e gjetheve.

Secili megafon është i vendosur në pozitë të veçantë, për të dëgjuar vetëm një pjesë specifike të malit.

Asnjë megafon, nuk ofron dëgjim të njëjtë. Po që se bëhen bashkë nga dy kësi struktura, mund të shfrytëzohen për qëndrim të përkohshëm nga disa persona. /Telegrafi/