Site icon Telegrafi

Mega-operacion antidrogë në Mat të Shqipërisë, i gjithë fshati në burg për mbjellje hashashi

Një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike u shkatërrua në Mat të Shqipërisë nga policia këtë të premte.

14 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim. Mes të ndaluarve është dhe koka i grupit 55-vjeçari, Gëzim Koleci, i cili mbante njëherësh detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh.

Për shkak të lidhjeve familjare dhe fisnore me të ndaluarit  e tjerë, Gëzim Koleci organizonte të gjithë punën.

Ai merrej me identifikimin e zonave ku do të kultivohej kanabisi e më pas me përpunimin dhe gjetjen e tregut për shitje.

Ndërsa transport i lëndës narkotike bëhej nga djemtë e 55-vjeçarit, Vilson dhe Gestian Koleci.

Të dy këta të fundit të dënuar me “arrest shtëpie” pasi  u kapën në vitin 2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, me 6.8 kilogramë marijuanë.

Operacioni i koduar “Kepi i vozajve” u zhvillua nga policia e Dibrës dhe ajo e shtetit nën drejtimin e prokurorisë së Matit.

Hetimet për rastin nisën në vitin 2019 dhe u ndoqën metoda speciale nga ana e agjentëve të antidrogës./Vizion Plus

Exit mobile version