Telegrafi

Meg Ryan tani edhe producente e filmave

Meg Ryan (Photo by Phillip Faraone/Getty Images for Bentonville Film Festival)

Një mbretëreshë pa konkurrencë e komedive romantike, Meg Ryan ka vendosur të krijoj shtëpinë e saj të prodhimit dhe po përgatiste tashmë filmin e saj të parë.

Në një bisedë me gazetarin e New York Times, ajo tha se dëshiron të bëjë një komedi romantike në shijen e saj që do të jetë në frymën e filmit si të Nora Efrom (“Kur Harry takoi Sally”, “Ju pranuat postën”,…).

Aktorja tha për The Times se për momentin filmi nuk ka ende titull, por nuk do të jetë aspak i ëmbël, por inteligjent dhe se do të komentojë botën moderne në një mënyrë të mprehtë.

Ajo nuk ka dashur të fliste për aktorët që do të paraqiten në film, por është e bindur se do të përzgjedh më të mirët e mundshëm që ekzistojnë në tregun hollivudian.

“Sharmi i vërtetë është diçka me lindje dhe mund ta shoh te aktoret si Jennifer Lawrence, Emma Ston ose Ryan Gosling”, tha aktorja 57-vjeçare.

Lexo po ashtu Fejohet Meg Ryan

Ndërkohë, ajo së fundi ka kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me John Mellencampin.

Ndryshe, Ryan është raportuar se do ta shohim gjatë këtij viti në një film të ri në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/