Telegrafi

Meg Ryan shihet në një dalje të rrallë publike, habit me ndryshimin e pësuar ndër vite

Meg Ryan bëri një paraqitje të rrallë publike në New York, teksa u shfaq për të mbështetur Michael J. Fox në promovimin e dokumentarit të tij të ri “Still”.

Ylli i “Sleepless in Seattle”, 61 vjeçe, pozoi për foto me Fox, megjithatë, disa fansa në mediave sociale u hutuan nga pamja e aktores, duke thënë se ajo ishte “e panjohshme” – dhe mund të ketë bërë disa ndryshime kirurgjike.

“Çfarë ka bërë Meg Ryan në fytyrën e saj?” pyeti një fans i hutuar.

Foto: Shutterstock

“A është vërtet Meg Ryan? Nëse po, ky është një turp dhe tepër i trishtim”, shkroi një tjetër.

Ndërkohë, fansa të shumtë mizorë pohuan se ylli i “Kur Harry Met Sally” kishte filluar t’i ngjante Madonna, 64 vjeçe, e cila gjithashtu ka befasuar me ndryshimin në fytyrë.

Foto: Shutterstock

Ryan rrallë herë del në publik. Dalja e së mërkurës ishte ngjarja e saj e parë mediatike në më shumë se gjashtë muaj.

Ylli i Hollywoodit nuk ka folur publikisht nëse ka bërë apo jo ndonjë ndërhyrje estetike, pavarësisht spekulimeve për më shumë se një dekadë për pamjen e saj.

Foto: Getty

Në vitin 2016, “The Huffington Post” publikoi një artikull të titulluar “Fytyra e Meg Ryan nuk është punë për ne”, pasi aktorja u bë trend në Twitter pasi u shfaq në “Tony Awards” të atij viti.

Ryan nuk është parë në një film në ekran që nga “Ithaca” i vitit 2015, megjithatë ylli vitin e kaluar emocionoi fansat duke njoftuar se po i rikthehej rrënjëve të komedive romantike.

Foto: Shutterstock

Ryan, e njohur prej kohësh si mbretëresha e zhanrit, njoftoi se do të luante dhe do të drejtonte komedinë romantike “What Happens After”.

David Duchovny ka qenë gjithashtu e lidhur me projektin e yllit, megjithëse detajet e prodhimit nuk janë bërë ende publike. /Telegrafi/

Foto: Getty Images