Meg Ryan u shfaq në Oscars të këtij viti, që u mbajt të dielën, dhe befasoi shumë njerëz me dukjen.
Në Oscar, Meg u ribashkua me Billy Crystal, me të cilin luajti në filmin “When Harry Met Sally” dhe të dy së bashku dhanë çmimin për ‘filmin më të mirë’.
Përkatësisht, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Meg dhe Billy ishin në humor të mirë dhe Billy i argëtoi të pranishmit me fjalimin e tij simpatik.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ndryshimi në fytyrën e Meg Ryan, i cili bëri që shumë njerëz të mos e njihnin menjëherë.
Disa theksuan se aktorja ishte e vështirë për t’u njohur, ndërsa të tjerë shprehën kritika për procedurat estetike, duke besuar se ndryshimet në fytyrën e saj ishin bërë shumë të dukshme.
“Ajo duket e mrekullueshme për moshën që ka, por Meg padyshim e ka ndryshuar shumë fytyrën”, “Meg Ryan është një shembull se pse nuk duhet ta ndryshojmë shumë bukurinë tonë natyrale me kalimin e moshës”, “Ajo e shkatërroi fytyrën e saj”, “Ajo humbi atë që e bënte të veçantë”, “Duhet të ishte plakur natyrshëm”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.
Përveç kësaj, shikuesit vunë re gjithashtu se Meg Ryan kishte disa vështirësi me ecjen në skenë.
Meg për këtë rast ka zgjedhur një fustan elegant ngjyrë bordo, të cilin e ka kombinuar me byzylyk diamanti. /Telegrafi/