Telegrafi

Meg Ryan dhe Tom Hanks sjellin bashkëpunim të ri (Video)

Çdo projekt që kanë realizuar bashkë ka pasur sukses domethënës në karrierën e tyre si aktorë.

Meg Ryan dhe Tom Hanks tani kanë realizuar filmin ‘Ithaca’ dhe një pjesëz tashmë është liruar, njofton portali Yahoo.

Itaka është film i zhanrit dramë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe ky çift aktorësh luajnë rolin prindërve të një djaloshi 14 vjeçar që bëhet korrier telegrafi gjatë luftës, ndërsa vëllai i tij i madh është ushtar në shërbim jashtë vendit.

Në vijim ju ftojmë të shihni pjesëzën e filmit, me lajmin se shfaqja e tij në ekrane është paraparë të bëhet më 9 shtator 2016.