Site icon Telegrafi

MEF: Shtyrja e afatit rrit konkurrencën

Deri më tani dokumentacioni për para-kualifikimit është tërhequr nga më shume se 30 palë të interesuara, në mesin e të cilave bëjnë pjesë shumë nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e telekomit.

Arsyeja e vetme e paraqitur në kërkesat për shtyrjen e afatit ka të bëjë me kërkesat e disa investitorëve serioz për më shumë kohë për të përgatitur dokumentacionin, i cili kërkohet si dëshmi për kushtet dhe kriteret e para-kualifikimit.

Shtyrja e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për para-kualifikim do të kontribuoj për ngritjen e konkurrencës për shitjen e aksioneve, të kësaj ndërmarrje strategjike për Kosovën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version