Telegrafi

MEF raporton para Komisionit Evropian

Në këtë takim, Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza falënderoj përfaqësuesit nga Komisioni Evropian për disbursimin e pjesës së parë të mbështetjes direkte buxhetore nga ana e këtij institucioni pas përmbushjes së kritereve nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilës i parapriu nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Më specifikisht, para Komisionit Evropian u raportua mbi zhvillimet e fundit makro fiskale duke u fokusuar në ekzekutimin e buxhetit të vitit 2010 si dhe finalizimin e draft buxhetit për vitin 2011 si dhe harmonizimit të tij të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Njëkohësisht gjatë këtij takimi u theksua edhe një herë fakti që MEF tashmë ka dorëzuar para KE raportin e përmbushjes së kritereve për pranimin e pjesës së dytë mbështetjes direkte buxhetore nga ky institucion.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe përfaqësues të ICO-së. /Telegrafi/