Telegrafi

MEF jep 208.333 euro për ngrohtoret publike

Kjo pagesë bëhet në kohën kur këto ndërmarrje ballafaqohen me vështirësi financiare dhe kur është përkeqësuar ngrohja e qytetarëve, njoftoi MEF.

Në kuadër të subvencioneve për blerjen e mazutit për ngrohjet qendrore për vitin 2011 janë të paraparë 1.250.000 euro sa kanë qenë edhe në vitin 2010. Nga kjo shumë, 82 për qind i takojnë Termokosit, kurse 18 për qind Ngrohtores së Gjakovës, proporcion i përcaktuar nga numri i konsumatorëve.

Për shkak se buxheti për vitit 2011 ende nuk është miratuar, mbështetur në mundësitë ligjore për alokimin e mjeteve, janë ndarë vetëm dy të dymbëdhjetat e shumës vjetore, apo 208, 333 euro. Më saktësisht është ndarë shuma për dy muajt e parë të këtij viti, nga të cilat Termokosit do t’i paguhen 170. 832 euro, kurse Ngrohtores së Gjakovës 37. 501 euro. /Telegrafi/