Telegrafi

MEF-i shtrëngon Doganën

Burime të gazetës “Zëri” brenda MEF-it thonë se gjatë vitit 2011 Doganat e Kosovës duhet të grumbullojnë rreth 840 milionë euro, apo 138 milionë euro më shumë se sa në vitin 2010.

Zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave thonë se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar rreth planit të hyrave për këtë vit.

“Doganat sivjet duhet të mbledhin më shumë se 130 milionë euro, krahasuar me vitin që lamë pas. Këto të hyra mblidhen shumë lehtë, vetëm më një zvogëlim të informalitetit për 10 për qind, ngase ekonomia jo formale llogaritet të jetë mbi 1,2 miliardë euro”, tha burimi i gazetës brenda ministrisë.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, tha se me stafin e tij do të arrijë të grumbullojë mjetet e planifikuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për vitin 2011. “Ndoshta do të jetë pak e vështirë, por ne do ta realizojmë planin me sukses”,tha ai.

Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë në vend, vendimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për të ia rritur planin e të hyrave Doganës e konsiderojnë si të paarritshëm. /Telegrafi/