Telegrafi

Meek Mill do të performojë në Bet Awards

Meek Mill do t’u kthehet më në fund performancave të tij.

Ai do të performojë në ceremoninë e madhe muzikore, BET Awards, që do të mbahet më 24 qershor.

Ngjarja do të mbahet në Los Angeles dhe pritjet për këtë ceremoni janë të mëdha.

Në një komunikim për Billboard, Meek Mill festoi rikthimin në skenë.

“Mezi pres që të kthehem në skenë dhe të performoj në skenën e madhe të Bet Awards”, u shprej reperi nga Phily.

Muajin e kaluar Meek performoi edhe në Rollind Loud festival.

Pos Meekut, këtë vit performuesit përfshijnë Nicki Minaj, Migos, Janelle Monae, H.E.R dhe Ella Mai. /Telegrafi/