Telegrafi

Medvedev: Nuk ka garanci për furnizimin me gaz

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve të pranishëm në samitin BE-Rusi që po mbahet në Khabarovsk, Medvedev sqaroi se Rusia nuk ka dhënë dhe nuk do të japë asnjë garanci për çështjen e gazit.

"Nga ana jonë nuk kemi asnjë problem. Gjithçka ua lëmë atyre që duhet të paguajnë”, ka thënë Medvedev, duke iu referuar Ukrainës. Pavarësisht kësaj deklarate, shpresohet që samiti të dale me marrëveshje për rifillimin e dialogut për çështje si energjia, tregtia dhe siguria.

Presidenti i Komisionit Europian, Barroso, ka deklaruar se do të diskutohen propozimet ruse për një kornize të re ligjore për bashkëpunimin energjetik, por duke respektuar rregullat aktuale dhe Kartën energjetike, që nuk është ratifikuar nga Rusia. Barroso ka kërkuar që të evitohet përsëritja e krizës së gazit të dimrit të shkuar, që dëmtoi qytetarët evropianë. /Telegrafi/tch/