Telegrafi

Medvedev: Kriza nuk arriti kulmin e vet

"Ne kuptojmë se kriza botërore ekonomike ende nuk e ka arritur kulmin e vet dhe nuk ka ekspert që do të parashikojë përtëritje të ekonomisë botërore para vitit 2010", deklaroi Medvedev sot në Kremlin.

Ekonomia ruse e cila gjatë viteve të shkuara ishte në ekspanzion për shkak të çmimeve të larta të lëndëve të para, është goditur rëndë nga kriza ekonomike.