Telegrafi

Medvedev fiton ndaj Tsitsipas, kalon në finale të Australian Open

Tenisti rus Daniil Medvedev është kualifikuar në finalen e Australian Open, ku do të luajë kundër Rafael Nadal.

Në setin e parë, të dy tenistët ishin të sigurt në shërbimet e tyre, kështu që u vendos në një “tie-break”, të cilin Medvedev e ktheu në favor të tij me rezultatin 7:5.

Në setin e dytë u panë tre break. Tsitsipas e fitoi me rezultat 6:4.

Në setin e tretë, Medvedev pati një epërsi të mjaftueshme për një epërsi 2:1 në sete, dhe në setin e katërt, rusi arriti ë fitojë që të shkojë në finale.

Rezultati pas katër setesh ishte 7:6, 4:6, 6:4, 6:1, që e dërgoi rusin në finale.

Medvedev do të luajë kundër Rafael Nadal në finale, e cila do të luhet të dielën në mëngjes në orën 09:30. /Telegrafi/