Site icon Telegrafi

Medjedoviç tregon planet e Fibula Air Travel Macedonia

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Haris Medjedoviç nga Fibula Maqedoni për të mësuar më shumë rreth paketave turistike dhe planet e kësaj agjencie turistike për vitet e ardhshme.

1. Sa jeni të kënaqur me sezonën që po përfundon për pushimet e verës?
Për dallim nga viti i kaluar, patjetër duhet të them se këtë vit ka qenë më rëndë pasi nga muaji maj deri në muajin shtator kemi tre fluturime charter në javë për pushime prej 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 netë. Por duke e menaxhuar mirë deri tani, së bashku me vëllain tim, kemi arritur sukses. Shpresojmë se viti i ardhshëm do të jetë ende më i suksesshëm.

2. Cilat janë destinacionet më atraktive që i kërkojnë klientët për pushime?
Fibula, si agjencioni turistik më i mirë njihet për pushimet në Turqi, më saktësisht në Antali. Ky vend pra është destinacioni më i kërkuar tek ne. Duhet të përmend edhe vendet tjera që gjithashtu kërkohen në agjencinë tonë e ata janë edhe vendet: Greqia, Stambolli, Capadocia, por edhe vendet e largëta si Bali, Maldivi, Bora Bora, Cuba dhe shumë vende tjera ekzotike.

https://www.youtube.com/watch?v=oF4Ptf7_CD4&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0t6wPDx1bN4Uu1BgXTCmqBoosB7nFPDFvXFFYlOlNE3ZhsQKlPGqau5Fc

3. A është punë interesante, shitja e ofertave turistike?
Turizmi është profesion dinamik. Nëse punon në të duhet të punosh me dashuri. Në turizëm duhet që të plotësohet çdo premtim të dhënë ndaj klientëve. Ne mundohemi të plotësojmë çdo premtim të dhënë. Kjo na shton besimin tek njerëzit që na besojnë pushimet e tyre. Mendoj se klientët e kanë deri tani besimin tek ne pasi me ne udhëtojnë për 19 vite.

4. A janë të interesuar qytetarët shqiptarë për shfrytëzuar shërbimet tuaja?
Shqiptarët e Maqedonisë janë shumë të interesuar për ofertat tona. Me ne ata më shumë udhëtojnë drejt Antalisë dhe për fundjavë e zgjedhin Stambollin. Qytetarët maqedonas në Maqedoni në shumicën e rasteve e zgjedhin Greqinë për të pushuar. Për këtë nga fillimi i vitit 2019 komunikimi jonë nëpër kanale të ndryshme bëhet në dy gjuhë. Gjithashtu, nëpër zyrat tona kemi të punësuar shqiptarë që të lehtësohet komunikimi me klientët.

5.Cilat janë planet e Fibulës në Maqedoni për verën e ardhshme?
Planet tona për vitin e ardhshëm janë të shtojmë destinacionet dhe të ofrojmë oferta të reja për klientët tanë.
Përveç Turqisë dhe Greqisë, planifikojmë që të ofrojmë si paketë edhe për Hurgada në Egjipt dhe fluturime direkte për Bodrum në Turqi. Në periudhën, tetor-maj punojmë më shumë me destinacionin për Dubai me oferta më të mira në Maqedoni. Stambolli gjithashtu është paketë e jona për atë periudhë. Ftoj qytetarët të na ndjekin dhe të shfrytëzojnë ofertat më të mira për udhëtime. Fibula është lider në tregun e ofertave turistike dhe jo turistike në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version