Në edicionin qendror të lajmeve, SFR, televizioni publik i Zvicrës, është marrë me krizën më të fundit në Kosovë, në të cilën është përfshirë lideri autokrat turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në edicionin kryesor të lajmeve, televizioni publik zviceran SFR solli një reportazh rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, respektivisht për dëbimin në mënyrë klandestine të shtetaseve turq të enjten e kaluar.
“Ishte një rrëmbimi i vërtetë: pa urdhër të gjykatës dhe pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj, Policia e Kosovës, arrestuan gjashtë mbështetësit e dyshuar të lëvizjes Gylen duke deportuar në Turqi, përmes Aeroportit të Prishtinës”, raporton SFR.
Më tej shkruan se deportimi ndodhi me njohurinë e presidentit Hashim Thaçi.
“Kosova ndjek dëshirën e udhëheqësit turk, Recep Erdogan Tayyp që e bën Lëvizja Gylen përgjegjës për grusht shteti në tentativë në verën e vitit 2016 “.
Sipas SFR, në Ballkan po ndodhin lëvizje të mëdha gjeopolitike, ndërmjet dy fuqive me ndikim, Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit dhe Rusisë së Vladimir Putinit.
Loja po bëhet tejet e rrezikshme, sipas analistit Georg Häsler, kur kihet parasysh se BE është fare e pafuqi karshi këtyre ndikimeve.
Në raport u pasqyruan familjet e të dëbuarve dhe Hashim Thaçi, i cili mbrojti aksionin e shërbimit sekret turk.