Telegrafi

Mediumi zviceran Blick: Bislimi, Jashari dhe Zeqiri nuk do të jenë në Euro 2024

Praktikisht janë zënë 16 vende te ekipi i Zvicrës për Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë verë në Gjermani.

Me dy ndaj Danimarkës dhe Irlandës, përzgjedhësi Murat Yakin, ka ndarë mendjen për disa nga emrat që do të jenë në Euro 2024.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shihen si të sigurt në Euro 2024, pasi vazhdojnë të mbeten liderët e helvetëve.

Sipas Blick, shqiptarët Ardon Jashari, Uran Bislimi dhe Andi Zeqiri kanë shumë pak gjasa të jenë në listën e Yakin.

Asgjë nuk është përfundimtare, pasi deri në qershor mund të ketë lëndime, por edhe ngritje të formës, që do të bënte që përzgjedhësi të ndryshonte mendje.


Sipas Blick bileta e Kampionatit Evropian është e garantuar për emra si: Michel Aebischer, Manuel Akanji, Zeki Amdouni, Nico Elvedi, Breel Embolo, Remo Freuler, Gregor Kobel, Dan Ndoye, Ricardo Rodriguez, Fabian Schar, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer, Ruben Vargas, Silvan Widmer, Granit Xhaka, Denis Zakaria.

Emra që janë në garë për një vend : Eray Comert, Edimilson Fernandes, Ulisses Garcia, Kevin Mbabu, Joël Monteiro, Yvon Mvogo, Noah Okafor, Becir Omeragic, Jonas Omlin, Haris Seferovic, Vincent Sierro, Renato Steffen, Filip Ugrinic, Steven Zuber.

Ndërsa emrat që shihen me shumë pak mundësi që të jenë në Kampionatin Evropian janë: Uran Bislimi, Christan Fassnacht, Cedric Itten, Ardon Jashari, Philipp Köhn, Dereck Kutesa, Jordan Lotomba, Dominik Schmid, Fabian Rieder, Djibril Sow, David von Ballmoos, Andi Zeqiri.


/Telegrafi/