Andi Zeqiri ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij, ndërsa po përgatitet që të mbyll transferimin e tij tek klubi anglez Brighton & Hove Albion.
Në ndeshjen që Laussane e zhvilloi kundër FC Luzern (2-2), Zeqiri nuk ishte në skuadër dhe transferimi i tij te klubi anglez pritet të mbyllet për rreth 4 milionë euro.
Sulmuesi i talentuar, i cili shënoi shtatë gola në katër ndeshje në edicionin aktual për U21, nuk e sheh të ardhmen e tij te Zvicra. Kjo pasi Zeqirit nuk iu dha rasti në ekipin A për të zënë vend pastaj për Euro 2021.
Ai tashmë e ka vendosur që të luajë për Kosovën. “Andi ka vendosur të përfaqësojë Kosovën”, ka thënë babai i tij në një intervistë për “Super Sport”.
FFK dhe Andi i kanë dërguar një kërkesë FIFA-s për problemet administrative që duhet të sqarohen.
Por mediumi zviceran “Bluewin”, lojtarët e tjerë që mund të kalojnë te Kosova nga Zvicra janë të shumtë.
Yll i St. Gallen, Betim Fazliji mund të bashkohet me Kosovën pavarësisht paraqitjeve për ekipin kombëtar U20 të Zvicrës.
Ai ka shënuar këtë edicion në Superligën e Zvicrës.
Ish-lojtari i Sion, mesfushori Bastien Toma që ka kaluar te Gent në Belgjikë, gjithashtu lojtar i Zvicrës U21, mund të bashkohet me Kosovën.
Një tjetër lojtar që e shqetëson mediumin zviceran është edhe Lorik Emini, që shihet si ‘xhevahiri’ i Luzernit.
Edhe ky i fundit ka luajtur dy ndeshje këtë sezon në elitë duke lënë përshtypje të mira. /Telegrafi/