Mediumi i njohur gjermane Der Spiegel duke iu referuar zbulimeve të Football Leaks pak ditë më parë bëri publik lajmin se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, përpara finales së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në vitin 2017-të kishte marrë një medikament mjekësor që nuk lejohet të përdoret.
Ka pasur mediume që i kanë dal në mbrojtje lojtarit, sidomos ato që janë të rreshtuara nga klubi madriel, por ka edhe nga ato që mos reagimi i UEFA-s në këtë rast i ka irrituar.
Prestigjiozja spanjolle, MundoDeportivo, ka shkuar një artikull ku merr si shembull rastin e Bajram Jashanicës, i cili deri në 2020 nuk do të jetë në gjendje të luajë futboll.
Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, tash e një vit është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe të Ligës së Evropës, kundër Young Boys, u konstatua pozitiv në një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut (WADA).
Ai ishte dënuar me dy vjet pezullim nga aktiviteti.
Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur (dexamethasone), një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping.
Në fakt ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll. /Telegrafi/