Site icon Telegrafi

Mediumi spanjoll “heq dorë” nga transferimi i Mbappes te Real Madridi

Real Madridi ka dhënë mesazhin se ata janë të qetë për faktin se Kylian Mbappe me sa duket nuk do t’i bashkohet klubit këtë verë. Edhe mediumi El Chiringuito ka hequr dorë nga marrëveshja.

Prej disa kohësh dukej sikur përfundimi i vetëm logjik i situatës së Mbappes te Paris Saint-Germain ishte largimi këtë verë, por ditët e fundit marrëdhëniet duket se janë riparuar disi.

E fundit është se Mbappe do të heqë dorë nga disa nga bonuset e tij në mënyrë që të pranohet përsëri në skuadër.

Ndërkohë në Spanjë, personazhi ikonë Josep Pedrelol filloi emisionin e tij në El Chiringuito të hënën mbrëma duke deklaruar se ‘Tic-Tac ka mbaruar’, duke iu referuar krismës së famshme të orës që tregonte ardhjen e afërt të Mbappes në Madrid.

 

Natyrisht, ky emision i kushtohet më së shumti dramës dhe teatrit, por nuk është i mangët as në pasqyrimin e futbollit në Spanjë.

Ishte pikërisht El Chiringuito ku Florentino Perez shpjegoi për herë të parë idenë e Superligës Evropiane dhe ai u shfaq përsëri pak më shumë se një vit më vonë për të deklaruar se ‘ky Mbappe nuk është Mbappe im’, pasi ai vendosi të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain këtë verë.

Kjo ndoshta, është me të vërtetë një shenjë që Real Madridi ka bërë thirrjet e fundit në afatin kalimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version