Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti duket se ka fituar një rinovim në Santiago Bernabeu. Me vetëm gjashtë muaj të mbetur në marrëveshjen e tij, natyrisht ka spekulime për të ardhmen e tij, por të gjitha shenjat tregojnë për një rinovim.
Sipas mediumit Relevo, Real Madridi ka mbyllur rinovimin e Ancelottit deri në vitin 2026. Në mungesë të zyrtarizimit, gjithçka ishte rënë dakord para nisjes për pushimet dimërore.
Ideja e klubit ka qenë që të vuloset vazhdimësia e trajnerit italian përpara Krishtlindjeve, diçka që ka ndodhur. Trajneri u takua me drejtuesit e Los Blancos para javës së lirë të ekipit të parë në këtë kohë dhe marrëveshja ka përfunduar.
#Exclusiva 🔏 El Real Madrid ya ha cerrado la continuidad de Ancelotti.
Todo quedó pactado antes de las vacaciones de Navidad y sólo falta la oficialidad. @Santos_Relevo 🤝 @MatteMoretto https://t.co/V3cIAq7zR9
— Relevo (@relevo) December 29, 2023
Në këtë mënyrë, thashethemet që lidhnin Carletton me Brazilin pushojnë përfundimisht, diçka që nuk ishte kurrë një problem në Valdebebas. Verën e kaluar, kur presidenti i CBF njoftoi se do të ishte trajner në Copa America, drejtuesit madrilen folën me trajnerin, i cili i siguroi se nuk kishte një garanci të tillë.
Real Madridi, me politikën e nënshkrimit të talenteve të rinj që ka ndjekur prej vitesh, i kushton rëndësi të madhe afatgjatë dhe nuk donte të kishte në stol një trajner që kishte vendosur largimin e tij. /Telegrafi/