Telegrafi

Mediumi serb: Trump na ka ofruar investime nga kompanitë më të mëdha në botë, nëse e njohim Kosovën

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit që të arrijë një marrëveshje me Prishtinën dhe ta njohë Kosovën e pavarur.

Dhe siç shkruan mediumi serb, Blic.rs, në një rast të tillë, si këmbim do të organizohej një konferencë investimesh që do të sillte kompanitë më të mëdha në botë në Serbi, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, shkruan mediumi në fjalë, kjo ide, nuk është aprovuar.

Se Uashingtoni do me çdo kusht një marrëveshje të shpejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan tutje, Blic.rs, zbulohet gjithashtu nga detajet e bisedës së vështirë midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë.

Tutje mediat serbe shkruajnë se gjithashtu se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është i përmbajtur kur bëhet fjalë për konferencën ndërkombëtare për Kosovën, një ide që del në mënyrë të pavarur nga ajo e investimeve, dhe thekson se, nëse do të ndodhte, të gjitha fuqitë kryesore botërore do të duhet të marrin pjesë.

Presidenti amerikan Donald “Trump nuk është i interesuar për substancën, ai është kryesisht duke menduar se sa spektakolare do të ishte të nënshkruante marrëveshjen në Uashington, Shtëpinë e Bardhë, sepse ai ka nevojë për një spektakël”, citohet të ketë thënë një diplomat për Blic.rs.

Ai shton se për të do të ishte një sukses në garën për një mandat të dytë dhe do të përfaqësonte atë që ishte një Marrëveshje e Dejtonit për Bill Klintonin. /Telegrafi/