Telegrafi

Mediumi i njohur kroat e sheh Arbër Hoxhën si zëvendësues të Marko Pjacas te Dinamo Zagreb

Trajneri Sergej Jakirovic ngadalë po i afrohet përfundimit të përgatitjeve për sezonin e ri te Dinamo Zagren, ku me drejtorin sportiv Marko Maric, të paktën në pamje të parë, ka bërë një punë solide deri më tani në këtë afat kalimtar, shkruan Index.hr.

Mbrojtësit Raul Torrente dhe Samy Mmaee erdhën falas, transferimi i Juan Cordoba nga Kolumbia do të përfundojë së shpejti, ndërsa nuk harrohet as ardhja e një emri të madh siç është Marko Pjaca.

Ardhja e këtij të fundit, duket se do t’i krijojë probleme Arbër Hoxhës te Dinamo Zagreb, i cili ishte heroi i skuadrës sezonin e shkuar kur ndihmoi gjigantin kroat me gola dhe asistime në ndeshjet vendimtare për tua sjell titullin e kampionit dhe Kupën e Kroacisë.

“Marko Pjaca ka arritur në klub, po shërohet Luka Stojkovic, në derë është kolumbiani i lartcekur, ndërsa aty është edhe Arbër Hoxha. Nuk ka shumë për të thënë për Pjacën dhe është shumë mirë që edhe Stojkovic edhe Hoxha mund të luajnë në të dy krahët, kështu që do të ketë shumë opsione për Dinamon”, shkruan Index.hr.

Sipas formacionit të krijuar nga ky medium i njohur, Arbër Hoxha mund të mbetet rezervist i Marko Pjacas, i cili ka bërë karrierë në klube si Juventus, Schalke 04, Fiorentina, Anderlecht, Genoa, Torino, Empoli, ndërsa së i ishte te Rijeka ku shënoi shtatë gola në 27 ndeshje.

Hoxha që shkëlqeu në EURO 2024 me fanellën kuqezi, duhet të punojë shumë këtë sezon, pasi ka rival të fortë në garë për një vend në formacion. /Telegrafi/