Site icon Telegrafi

Mediumi i njohur italian kritika për Verdat Muriqin: Ai duhet të jap më shumë, klubi ka harxhuar 20 milionë në të

Vedat Muriqi kishte kaluar në verë te Lazio për një shumë të paguar rreth 20 milionë euro, por deri tani nuk ka gjetur ende rrjetën. 

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që ishte nënshkrimi i ri i parë në afatin kalimtar veror të Lazios, është ende në zero gola, shkruan Corriere dello Sport.

Ai mbërriti te Lazio me reputacionin e një sulmuesi golashënues, por për shkak të problemeve të dëmtimeve dhe COVID-19, ai ende nuk shënuan asnjë gol.

Me Milanin ai luajti gati një orë: shumë përpjekje, por vetëm kaq. Tani për tani, ai nuk është njeriu që klubi e kërkoi me ngulm, vazhdon shkrimi i mediumit italian.

Sipas Corriere dello Sport, Vedat Muriqi deri më tani ka zhgënjyer, por radhitë edhe disa arsye.

“Ai vinte në Itali pasi mposhti Coronavirusin, duke bërë që të bashkohej vonë me ekipin në Formello, qendrën stërvitore të Lazios”.

“Familja e tij, nga Stambolli, arriti vetëm në ditët e fundit (ai madje u bë baba për herë të dytë kohëve të fundit), duke i dhënë pak kohë që të futej në mjedisin Biancocelest”.

“Muriqi ka zhvilluar deri tani 10 ndeshjes mes Ligës së Kampinëve dhe kampionatit, por nuk ka shënuar.   Inzaghi do të duhet të punojë me të . Lazio ka investuar gati 20 milionë euro. Vlera e vërtetë e lojtarit ende nuk është parë”, shkruan Corriere dello Sport në analizën e tyre për sulmuesin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version