Telegrafi

Mediumi francez shkruan për bukurinë e Ilda Bejlerit

Mediat franceze kanë shkruar edhe njëherë për bukuroshes shqiptare pas artikujve të shumtë gjatë kampionatit evropian të futbollit.

Së fundi, vëmendjen u ka tërhequr moderatorja Ilda Bjeleri, e cila është një gazetaret më të bukura shqiptare.

E gjithë kjo në saje të fotografive provokuese që publikon në rrjetet sociale, ku ekspozon format e saja trupore.

Ueb-faqja franceze “La minute football”, ka shkruar së fundi për linjat trupore të seksi bukuroshes sonë.

“Ju prezantojmë Ilda Bejlerin, një gazetare sportive vërtet e famshme në Shqipëri dhe kuptohet përse”, shkruan faqja krahas fotove të publikuara.

Lexo po ashtu Ilda Bejleri provokon fansat në rrjetet sociale

Pos, komplimenteve dhe pëlqimeve të shumta, ka rënë në sy edhe një koment i një lexuesi të kësaj gazete.

“Tani e kuptoj pse ka kaq nivel të ulët Shqipëria në futboll, pasi gjatë ndeshjeve shikohet gazetarja”, shkruan ai.

Ndryshe, Bejlerin do ta shohim sërish në emisionet sportive shqiptare me veshjet atraktive. /Telegrafi/