Gazeta e përditshme çeke Sport i ka kushtuar rëndësi takimit eliminator të Kosovës ndaj Çekisë.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020.
Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Megjithatë, çekët kanë dalë të gjithë në motivim të kombëtares së tyre, në theks të veçantë edhe mediat.
“Merreni atë [kualifikimin] në shtëpi!”, është titulli i së përditshmes çeke Sport, i cili është i qartë në mesazhin e tij për Kombëtaren e tyre.
“Janë dy ndeshje para nesh, por pse të mos përdorim mundësinë e parë për t’u kualifikuar. Festoni në shtëpi!”, shkruan gjithashtu në gazetën Sport.
Ndryshe, takimi zhvillohet në Doosan Arena të Plzen me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/