Site icon Telegrafi

Mediumi britanik lartëson Laura Fazliun, krahason fitoren e saj me foton ikonike të Muhammad Ali

Laura Fazliu duket se ka impresionuar edhe shumë gazetarë ndërkombëtarë me suksesin e arritur në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Xhudistja jonë ia doli të fitonte medaljen e bronztë, duke mposhtur kroaten, Katarino Kristo në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Lexo po ashtu Sa është shuma monetare që Kosova e shpërblen Laura Fazliun për medaljen e bronztë

Të mahnitur nga talenti i saj, mediumi britanik “The Telegraph” e ka ka kapur një moment gati historik të Laura Fazliut.

“E ngjashme me një foto ikonike. Nuk është kjo fotoja e Muhammad Ali pasi e nokautoi Cleveland Williams, por është një foto e bukur gjithashtu”, ka shkruar mediumi britanik.

Xhudistja 23-vjeçare ka të ardhme të ndritur në xhudo, andaj pritet që Kosovës t’i sjellë edhe shumë medalje të arta në të ardhmen.

Kjo është medalja e pestë për Kosovën në historinë olimpike, dhe të gjithë janë në garat e xhudos. /Telegrafi/

 

Exit mobile version