Kush është gati për të dëgjuar një histori që mund t’iu ketë humbur?
Si thoni të flasim për një kombëtare që në skenën ndërkombëtare ka serinë më të gjatë pa humbje në garat evropiane!
Vetëm imagjinoni. Ata nuk ishin pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s deri në vitin 2016.
Po, po Kosova nuk e ka shijuar humbjen që nga fundi i vitit 2017, duke pësuar në 14 takimet e fundit, ku ka bilanc prej tetë fitoreve – përfshirë fitoren e parë në kualifikueset për Kampionatin Evropian kundër Bullgarisë, kështu e nis një shkrim special për përfaqësuesen e Kosovën gazeta e mirënjohur britanike, “Dream Team”.
Trajneri zviceran, Bernard Challandes është ende i pamposhtur që nga koha kur e morr drejtimin e ekipit dhe mund të themi me siguri të plotë se po e përmbush ëndrrën e tyre kundër shumë skeptikëve.
📂 Documents
└📁 Kosovo
└📁 Bernard Challandes
└📁 Defeats
└⚠️ This folder is empty pic.twitter.com/yVDVMaK3Yu— bet365 (@bet365) June 11, 2019
Ka qenë një udhëtim i vështirë.
Që kur Kosova u shpall zyrtarisht e pavarur nga Serbia në vitin 2008, ata kanë hyrë ngadalë në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Pas viteve të tëra të takimeve miqësore – dhe asgjë më shumë se kaq – ata u anëtarësuan në UEFA dhe FIFA në 2016, e cila gjë iu mundësua që të marrin pjesë në kualifikimet e garave të mëdha – Evropian e Botëror.
Me gjithë trazirat politike që mbretërojnë në rajon dhe përplasja e tyre me Malin e Zi kohët e fundit u dëmtua pasi trajneri i malazezëve dhe dy lojtarë refuzuan të luajnë, pasi nuk e njohin Kosovën si shtet.
Ata dolën të parët në grupin e tyre të Ligës së Kombeve, ku ishte Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta, duke shënuar 15 dhe pranuar vetëm dy gola në gjashtë përballje.
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1138184796964884481
Dhe vrulli i tyre nuk është ndaluar vetëm sa ka shkuar duke u rritur edhe më tepër.
Pas takimeve mbresëlënëse kundër Danimarkës, Bullgarisë dhe Malit të Zi, përfaqësuesja e renditur si e 127-ta në botë, triumfoi me rezultat 3-2 si mysafir i bullgarëve.
Do të thotë se ata kanë ecurinë më të gjatë pa humbje, duke lënë pas edhe kombëtaren portugeze, e cila është në dhjetë takimet e fundit pa humbje.
Pra, kush janë yjet kryesore?
Përveç enigmës së Bernard Challandes, ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, ka qenë ylli më i ndritur i ndeshjeve të fundit dhe mori në dorë ekipin pas lëndimit të Arbër Zenelit të Reimsit.
Rashica, në fakt, ka realizuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 22 ndeshje për skuadrën gjermane.
Pas tij, vjen Bersant Celina, i cili shënoi një gol fenomenal për Swansean kundër Man City në FA Cup.
Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më në formë të Dardanëve, ku në kampionatin turk në sezonin që lamë pas ka realizuar 17 gola dhe ka bërë tetë asistime për Rizesporin. Ai po kërkohet nga gjigantët e Turqisë.
Së fundi, ekipit i është bashkuar edhe një mbrojtës kualitativ i Huddersfield Town, Florent Hadërgjonaj, i cili pati ndikim në triumfin e parë historik.
Kosova ka të ardhshme të ndritur, atyre do t’iu bashkohen edhe shumë lojtarë të tjerë pas këtyre rezultateve pozitive.
Kosova po dëshmon se ia vlen Liga e Kombeve, duke u mbështetur në shfaqjet e tyre në atë garë për tu ngritur në një nivel që mund të arrihet edhe paraqitja në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Ata aktualisht janë të tretit në Grupin A – një pikë prapa liderit, Anglisë – dhe me mund ta merrni me mend se kush ka filluar të brengoset për ballafaqimin me ata – Gareth Southgate. /Telegrafi/