Site icon Telegrafi

Mediumi anglez: Shaqiri, rrugëve të Cheshire me xhaketë njëmijë euro të markës Gucci

Xherdan Shaqiri tashmë po bëhet gjithnjë e më tepër pjesë e medieve të Britanisë së Madhe.

Tashmë Daily Mail i ka kushtuar një artikull futbollistit të The Reds, i cili është parë teksa takohet me qytetarët e qytetit e Cheshire.

Ai kishte të veshur një xhakete të markës Gucci, e cila sipas mediumit të lartcekur ka kushtuar mbi njëmijë euro.

Ylli shqiptar shfrytëzoi mundësinë që ditën e lirë pa stërvitje ta shfrytëzojë për të shijuar një drekë gjersa u fotografua duke u takuar edhe me miqtë në Cafe Village, para se të bënte një shëtitje rreth qytetit.

Anësori ka bërë një fillim të mbarë te Liverpooli dhe do të dëshirojë të mbetet në të njëjtën rrugë kur të besuarit e Jurgen Klopp do të përballen të martën me Torinon.

Lexo po ashtu Liverpooli publikon momentet më të mira të Shaqirit në debutimin miqësor ndaj Unitedit

Shaqiri u bë i dashur te mbështetësit e Liverpoolit me një gol të jashtëzakonshëm kundër rivalëve të Manchester Unitedit gjatë turneut para sezonit të Reds në SHBA.

Shaqiri ka të ngjarë të luajë kundër italianëve dhe kjo do të jetë paraqitja e parë në “Anfield Road”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version