Telegrafi

Mediumi anglez: Muric kërkon të largohet, shumë klube pas tij

E ardhmja e portierit kosovar Arijanet Muric vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Burnley që ka pak gjasa, apo do të largohet.

Daily Mail raporton se portieri i Burnley, Arijanet Muric mund të largohet këtë verë.

Pretendohet se “disa” klube në Ligën Premier kanë treguar interes të fortë për 24-vjeçarin, ndërsa ka edhe klube nga jashtë që mbajnë një sy në situatën e tij.

Lexo po ashtu Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar

The Mail raporton gjithashtu se Muric e ka bërë të qartë se do të dëshironte të largohej, kështu që ka një pritje që ai të lëvizë në këtë dritare.

Pavarësisht dy gabimeve të profilit të lartë në ndeshjet e njëpasnjëshme kundër Evertonit dhe Brighton, kosovari bëri përshtypje pasi më në fund mori shansin e tij duke shkëlqyer me pritjet e tij.

Lexo po ashtu Aro Muric nga sezoni i ri mund të luaj në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij

Muric gjithashtu përfundoi sezonin 2022/23 si portieri i sezonit në Championship pasi ndihmoi Burnleyn të fitonin titullin nën drejtimin e Vincent Kompany.

Tabloidi anglez nuk ka bërë publik emrat që kanë shprehur interesim për reprezentuesin kosovar, megjithatë javë më parë u raportuar se Celtic dhe Wolves janë dy skuadrat që e duan portierin dardan. /Telegrafi/