Telegrafi

Mediumet italiane publikojnë pamjet kur “Boki 13” i merr paratë nga Orce Kamçev

Mediumet italiane kanë publikuar disa pamje në të cilat shihet momenti kur Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Milevski, dalim me çantë me para nga shtëpia e afaristit Orce Kamçev.

Mediumi italian ka publikuar videon në të cilën shihet numërimi i parave, si dhe dalja e Boki 13 dhe Zoki Kiçeec nga shtëpia e Orce Kamçevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kronikën e përgatitur nga “La Verita” dëgjohet edhe një pjesë e bisedës së Kamçevit me Boki 13, në të cilën ky i fundit i thotë se më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi.

Kamçev u paraburgos në rastin e PSP-së “Perandoria” si i dyshuari kryesor, ndërsa sipas disa raportimeve, Boki 13 i ka marrë haraç për ta liruar nga kjo lëndë.

Pasi ky rast u publikua nga Prokuroria Themelore, në opinion u përhapën informacione se e përfshirë ka qenë edhe prokurorja speciale Katica Janeva. Më vonë ajo tha se nuk ka të bëjë fare me këtë rast dhe se emri i saj është keqpërdorur nga Boki 13./Telegrafi/