Telegrafi

Meditimi përmirëson shëndetin

Ekzistojnë disa dëshmi që meditimi forcon reagimin imunologjik te njerëzit, të cilët marrin vaksina ose kanë kancer, që mbron njerëzit nga recidivi te depresioni i madh, qetëson sëmundjet eshtërore dhe madje ngadalëson përparimin e HIV-it. Për meditim madje supozohet që mund të ngadalësoj ë procesin e plakjes.

Sikurse edhe te ndërveprimi social, meditimi me siguri funksionon në masë të madhe ashtu që ndikon në rrugët me të cilat bartet reagimi në stres.

Një nga bashkautorët e hulumtimit, Elissa Epel, nga Universiteti i Kalifornisë, beson se si meditimi mund të rrisë ‘rrugët e ripërtëritjes dhe të përmirësimit të shëndetit’, ndoshta pse inicion lirimin e hormonit të rritjes dhe hormoneve seksuale.

Nëse nuk keni kohë për kurs tremujor të meditimit, mos u shqetësoni, hulumtimet tregojnë se si meditimi mund të nxisë ndryshime strukturore në tru pas vetëm 11 orë stërvitje. Epel prandaj sugjeron përfshirjen e ‘mini meditimeve’ të shkurtra gjatë ditës, siç është ndarja e disa minutave kohë në tavolinën tuaj të punës për t’u përqendruar në frymëmarrje. /Telegrafi/