Site icon Telegrafi

Meditimi nën diellin përcëllues, me një pjatë me ujë në kokë (Foto)

Në tempullin Shaolin që ndodhet në Henan të Kinës, janë fotografuar murgjit teksa meditonin.

Në kohën kur temperatura ishte mbi 36 gradë Celsius, murgjit e veshur me rrobe tradicionale, bënin lëvizje të caktuara, derisa në kokë mbanin një pjatë të mbushur me ujë.

Ata merrnin pjesë në ‘Zen Shaolin’, një ceremoni e përvitshme, që shoqërohet më pas me këngë dhe vallëzim, transmeton Telegrafi.

Meqenëse në këtë tempull praktikohen teknikat e Kong Fusë për më se 1,500 vjet, ky ritual mendohet se i ndihmon shumë qetësisë së mendjes dhe trupit.

Ndryshe, këto teknika të lashta nuk janë të shkruara askund, por barten në formë historie nga njëra gjeneratë në tjetrën. Për të arritur nivelin ë të lartë të Kong Fusë, murgjit duhet të studiojnë nga katër orë në ditë.

Ky tempull dhe malet që e rrethojnë, janë pjesë e UNESCO-së që nga viti 2010. /Telegrafi/

Exit mobile version