Ky kampionat vepron me rregulla teknike të FINA-së dhe është organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Italisë, Federata e Notit të personave me aftësi të Kufizuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Notit të Sindromit Down.
“Për herë të parë në histori të notit personat e prekur me Down Syndrome do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Kampionatin Botëror të personave të prekur me Down Syndrome dhe atë pranë shteteve më të fuqishme botërore si Amerika, Australia, Spanja etj. Pjesëmarrja e Medinës në këtë kampionat me karakter botëror është një sukses i madh i saj, por edhe i klubit të notit ‘Prishtina’ me vet faktin që përfaqësohet Republika e Kosovës”.
“Më lejoni të falënderoj Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi i cili që një kohë ëndrrat e sportistëve po i shndërron në realitet, dhe Presidenten e Komitetit Paraolimpik, Njomza Emini, për përkrahjen dhe bashkëpunimin e mirëfilltë”, ka thënë Arjeta Gashi, kryetare e klubit të notit ‘Prishtina’.
Pjesëmarrja e Medinës në këtë kampionat është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Ambasada Italiane në Prishtinë, PTK, Albi Group, Meridian Corporation, Uji Mirros, Ars Travel Group dhe Hotel Emerald./Telegrafi/