Në këto raste rekomandohet përdorimi i ranitalit, medikament që pengon gjakderdhjen nga stomaku. Ulcera është një nga arsyet e shpeshta prej anemisë nga mungesa e hekurit tek meshkujt deri në njëfarë moshe.
Pas menopauzës këto shanse rreziku barazohen si te gratë dhe burrat. Por gjatë kohës së lindshmërisë, tek gratë është tipike anemia nga mitra.
A sigurojnë ushqimet cilësinë apo sasinë e gjakut? Edhe cilësinë edhe sasinë, por cilësia është më e rëndësishme, sepse për sasinë ekziston një mekanizëm i autokontrollit të organizmit.
Cilësia varet nga këto produkte që merren nga jashtë që japin hekurin dhe dy vitaminat, B12 dhe acidi folik. /Telegrafi/