Site icon Telegrafi

Medikamentet mund të rrisin gjinjtë si te meshkujt

Medikamentet mund të shkaktojnë gjinekomasti te meshkujt në disa mënyra. Ato kanë veprim të njëjtë si estrogjeni, apo edhe ndikojnë në rritjen e veprimit të estrogjenit, p.sh tek meshkujt që janë të sëmurë nga Ca e prostatës dhe mjekohen me medikamentin dietilstibestrol, si dhe transeksualët, të cilët përgatiten për ndërrim të gjinisë. Përdorimi i kremrave për lëkurë me estrogjen apo ngrënia më shumë e mishit me estrogjen tek personat e ndjeshëm (djelmoshat dhe meshkujt e rinj), mund të provokojë gjinekomastinë.

Medikamentet tjera që mund të provokojnë gjinekomasti janë: ketokonazoli, digitalisi, spironolaktoni, cimetidina busufani, etionamidi, izoniazidi, metildopa, triciklicki, antidepresivet, penicilamina, omeprazli, diazepami, ACE inhibtorët. Marihuana dhe heroina gjithashtu mund të provokojnë gjinekomastinë./Telegrafi/

Exit mobile version