Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga institucionet vendore të drejtësisë të ndriçojnë krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, raporton agjencia italiane e lajmeve “ANSA”.
Kjo agjenci shkruan se presidenti Thaçi ia ka dërguar katër letra të veçanta Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në të cilat ai ka përmendur në veçanti vrasjet dhe mizoritë, shkatërrimin e trashëgimisë historike kulturore dhe fetare në Kosovë, por edhe fushatat e dhunës seksuale dhe përdhunimeve të grave kosovare gjatë luftës së viteve 1998-1999, transmeton Telegrafi.
“Krimet e kryera gjatë dhe pas luftës ende presin një përgjigje nga drejtësia”, ANSA citon fjalët e presidentit Thaçi drejtuar organeve të drejtësisë. /Telegrafi/