Telegrafi

Mediet italiane: Gjobitet ekipi i mjekëve shqiptarë, festuan mbylljen e misionit

“Po festonin përfundimin e misionit të tyre në Itali duke pirë birra e duke dëgjuar muzikë të lartë në dhomën e hotelit, por ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan për t’i ardhur në ndihmë kolegëve italianë janë denoncuar e gjobitur”.

Kështu shkruan gazeta italiane La Stampa, sipas të cilës mjekët shqiptarë ishin denoncuar nga pronari i hotelit në Breshias, ku po qëndronin që prej nisjes së misionit një muaj më parë.

Kështu, grupi i specialistëve shqiptarë të cilët sot duhet të ktheheshin në Tiranë pas një muaji të kaluar në urgjencat italiane, janë denoncuar nga policia dhe janë gjobitur me gjoba deri në 500 euro.

Lexo po ashtu Meta: Jo vetëm solidaritet, por dhe mirënjohje ndaj Italisë

Sipas medias italiane, mbrëmjen e djeshme, një grup prej më shumë se 10 mjekësh e infermierësh ishin takuar në njërën nga dhomat e hotelit për të festuar përfundimin e misionit dhe kthimin në atdhe.

“Një festë që në këtë kohë Coronavirusi nuk duhet të ishte bërë, qoftë edhe nga mjekë dhe infermierë të ardhur në Itali për të na ndihmuar”, shkruan media italiane.

Si përfundim, 10 prej tyre u gjobitën dhe për dy u ngrit denoncim për kundërshtim të forcave të rendit, pasi sipas medias italiane, mjekët shqiptarë nuk kishin reaguar mirë ndaj gjobave. /Euronews.al/