Gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Vladivostok, ishte organizuar një orë e përbashkët e historisë me nxënësit e Shkollës 35 në Vorkuta.
Në këtë takim, Putini i kishte pyetur nxënësit se “çfarë bëri Pjetri i Parë gjatë Luftës Shtatë Vjeçare? Pse luftoi me suedezët? Dhe në përgjithësi për Luftën e Poltavës, a mundeni ta paramendoni se ku është Suedia e ku Poltava?”.
Pas pyetjeve të presidentit rus, i menjëhershëm ishte reagimi i nxënësit Nikanor Tolstykh, i cili e korrigjoi Putinin, duke i thënë se nuk është kjo luftë nuk është “Lufta Shtatë Vjeçare”, po vetëm “Lufta e Veriut” dhe se kjo kishte zgjatur nga viti 1700 deri në vitin 1721.
Mediet ruse që kontrollohen nga Kremlini, të cilat e kishin transmetuar vizitën në Vladivostok, kur kanë raportuar për takimin e Putinit me nxënësit nuk e kishin raportuar pjesën kur Tolstykh kishte korrigjuar atë.
Në lidhje me rastin është prononcuar edhe drejtoresha e Shkollës 35, Yulia Ryabtseva e cila e ka quajtur fjalimin e nxënësit të kësaj shkolle, si “të turpshëm”.
Ajo u shpreh se djali ka mungesë respekti dhe se ajo vet asnjëherë nuk do të kishte korrigjuar presidentin.
Presidenca ruse e ndodhur nën presion mediatik është përgjigjur përmes sekretarit për shtyp të presidencës, Dimitri Peskov.
Peskov, është shprehur se nuk pajtohet me vlerësimin e drejtoreshës dhe se askush nuk do ta përjashtojë nga shkolla nxënësin që kishte korrigjuar Putinin. /Telegrafi/