Me titullin: “Super talenti Andi Zeqiri me sa duket zgjedh Kosovën”, portali ‘4-4-2.ch’, ka nisur shkrimin për ardhjen e fundit të Kosovës.
Sipas tyre ky është një lajm i hidhur për Zvicrën: pasi kemi të bëjmë me një super talent, që është 20 vjeç dhe tani ai ka zgjedhur Kosovën.
Sulmuesi i Lausanne, që deri më tani ka luajtur për U21-të Zvicrës, ka pozuar me fanellën e Kosovës, në prani të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.
Sipas familjarëve të tij, ai ka zgjedhur Kosovës, por bllokimi nga pandemia ka bërë që të mos debutojë ende, por për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut do të jetë gati.
Sipas mediumit zviceran, ndryshimi i kombëtares nuk është zyrtar deri në paraqitjen e tij të parë në një lojë garuese për ekipin e parë.
? OFFICIAL NEWS
ANDI ZEQIRI – the newest addition to our national team.
Welcome to Kosovo young dardanian, welcome home! ❤ pic.twitter.com/zhshkOV6Ar
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) June 17, 2020
Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Challange League të Zvicrës, ku ka shënuar 12 gola duke e ndihmuar skuadrën e tij për kalim në elitën e futbollit zviceran që është shumë afër.
Andi Zeqiri ka qenë edhe pjesë e kategorive të reja të Juventusit. /Telegrafi/